SHQIPERIA

Berisha bën thirrje: Nesër të gjithë me studentët për studentët, për suksesin e revoltës së tyre

Kosova.Today ·

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nesër protestës në mbështetje të studentëve, të cilët prej ditësh janë në revoltë. Përmes një mesazhi, Berisha kërkoi mobilizimin e qytetarëve pa dallim...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nesër protestës në mbështetje të studentëve, të cilët prej ditësh janë në revoltë.

Përmes një mesazhi, Berisha kërkoi mobilizimin e qytetarëve pa dallim moshe apo bindjeje politike. Ai e cilëson protestën studentore si një sukses për të gjithë shqiptarët.

“Së pari, një thirrje miqësore për çdo qytetar shqiptar, të bashkohemi nesër në protestën më të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore kundër Padrinos së Shqipërisë, kreut të organizatës kriminale, narkodiktaturës që ka vendosur ai.

Suksesi i revoltës studentore është sukses i çdo qytetari shqiptar që e do këtë vend. Është sukses i shqiptarëve të të gjitha moshave dhe bindjeve që duan të ndërtojnë jetën në Shqipëri. Është sukses për kombin shqiptar, i cili po e boshatis këtë vend ndër më të pasurit në Evropë dhe në botë. Është sukses i shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve”, tha ai.

Berisha gjithashtu vlerësoi studentët për guximin dhe vendosmërinë e tyre.

“Thirrja ime është: të gjithë me studentët, të gjithë për studentët, për suksesin e revoltës së tyre. Studentët kanë dëshmuar kulmet e guximit të shqiptarëve. Studentët kanë habitur shqiptarët dhe botën me trimërinë, sakrificat, vendosmërinë e tyre. Ata meritojnë çdo mbështetje.

The post Berisha bën thirrje: Nesër të gjithë me studentët për studentët, për suksesin e revoltës së tyre appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zgjerohen hetimet për Vlora Hysenin, SPAK shton akuzat ndaj ish-shefes së SHISH

09.11.2026

Berisha për përplasjet në protestë: Personat që krijuan incidente ishin të paguar, nuk ishin studentë

08.11.2026

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

08.11.2026

“Fol me Kryeministrin”, Rama për platformën e re: Komunikojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, e hapur për këdo

08.11.2026