MAQEDONIA

LSDM: Bërvenica po përdoret si alibi për zgjedhje të parakohshme

Kosova.Today ·

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) tha se kryeministri Hristijan Mickoski se po përpiqet të krijojë alibi për zgjedhje të parakohshme, duke e përdorur situatën në komunën e Bërvenicës dhe përplasjet e pretenduara me VLEN-in. Sipas LSDM-së,...

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) tha se kryeministri Hristijan Mickoski se po përpiqet të krijojë alibi për zgjedhje të parakohshme, duke e përdorur situatën në komunën e Bërvenicës dhe përplasjet e pretenduara me VLEN-in.

Sipas LSDM-së, zhvillimet në Bërvenicë janë vetëm “perde tymi” për të larguar vëmendjen nga çështja e Alta Bankës.

Partia opozitare pretendon se Mickoski po kërkon shpëtim përmes zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa kritikon edhe gjendjen e financave publike dhe mungesën e mjeteve në buxhet.

Në reagim, LSDM-ja paralajmëron se në rast të një fushate të mundshme zgjedhore mund të dominojnë temat nacionaliste dhe populiste.

“Qytetarët po shohin. Arka po zbrazet, banda po dridhet. Alibia me Bërvenicën nuk qëndron”, thuhet në reagimin e LSDM-së.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Vranjën e ke afër”, Shaqiri i përgjigjet Dimitrievskit, Dauti me shifra: Kujdes kur flet për shqiptarët!

08.11.2026

LSDM: Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar për “Alta Bankën” që nga dhjetori, qeveria është në panik

09.11.2026

Prindërit e viktimave të zjarrit në diskotekën “Puls” kërkojnë hetim parlamentar dhe përgjegjësi politike

08.11.2026

Në mesnatë, një nga uljet më të mëdha të çmimit të benzinës dhe dizelit

09.11.2026