MAQEDONIA

Bilall Kasami viziton Xhaminë e Zagrebit: Ajo është bërë shtëpi edhe për shqiptarët e Kroacisë

Kosova.Today ·

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë vizitës së tij në Kroaci ka qëndruar edhe në Xhaminë e Zagrebit, ku është pritur nga Myftiu i Kroacisë, akademik dr. Aziz ef. Hasanoviq, dhe zëvendësmyftiu Mevludi ef. Arslani. Gjatë...

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë vizitës së tij në Kroaci ka qëndruar edhe në Xhaminë e Zagrebit, ku është pritur nga Myftiu i Kroacisë, akademik dr. Aziz ef. Hasanoviq, dhe zëvendësmyftiu Mevludi ef. Arslani.
Gjatë kësaj vizite, Kasami pati mundësinë të njihet nga afër edhe me Gjimnazin Islam “Dr. Ahmed Smajloviq”, i cili funksionon brenda kompleksit të xhamisë.

Në postimin e tij, Kasami theksoi veçanërisht rolin që luan kjo xhami për komunitetin shqiptar në Kroaci, duke e cilësuar atë si një vend ku shqiptarët jo vetëm kryejnë ritet fetare, por edhe takohen, bashkohen dhe ruajnë kulturën e tyre kombëtare.

Ai falënderoi nikoqirët për mikpritjen gjatë vizitës.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Për 5 orë, policia gjobiti 147 këmbësorë!

13.11.2026

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI PENAL DHE LIGJI PËR PROCEDURËN PENALE PUBLIKOHEN NË ENER

13.11.2026

Kasami në Zagreb viziton Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari”

15.11.2026

Buxheti 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për shëndetësi…

14.11.2026