SHQIPERIA

Biznesmeni i njohur shqiptar merret i pandehur për pastrim parash!

Kosova.Today ·

Arbër Abazi është marrë i pandehur për pastrim parash, në kuadër të hetimeve që lidhen me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Ai dyshohet se ka financuar ndërtimin e vilës së Ballukut në Palasë. Gjatë ditës së sotme pritet të paraqiten...

Arbër Abazi është marrë i pandehur për pastrim parash, në kuadër të hetimeve që lidhen me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Ai dyshohet se ka financuar ndërtimin e vilës së Ballukut në Palasë.

Gjatë ditës së sotme pritet të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme 15 persona të tjerë të marrë të pandehur në kuadër të së njëjtës çështje.

Gjatë paraqitjes në SPAK, personave nën hetim do t’u komunikohet përfundimi i hetimeve. E njëjta procedurë pritet të vijojë edhe ditën e nesërme, kur do të paraqiten të pandehurit e tjerë.

Arbër Abazi po hetohet veçmas për dyshimet mbi financimin e ndërtimit të vilës në Palasë, ndërsa hetimet për çështjen më të gjerë vijojnë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Infeksionet po trajtohen me vështirësi, shkak rezidenca ndaj antibiotikëve

08.11.2026

Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji! Policia arreston të dyshuarin për grabitjen e bankës në Komunën e Parisit

09.11.2026

Vijon protesta në kryeqytet, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë! Situata e qetë

08.11.2026

Apeli zbardh arsyet, pse u izolua në shtëpi Vlora Hyseni

09.11.2026