MAQEDONIA

AKI bojkoton festën e Kumanovës: Nuk do të bëhemi dekor i Maksim Dimitrievskit!

Kosova.Today ·

Përfaqësuesit e AKI-së nuk do të marrin pjesë në seancën solemne me rastin e Ditës së Kumanovës, pas deklaratave të kryetarit të komunës, Maksim Dimitrievski. Ata theksojnë se nuk mund të jenë pjesë e aktiviteteve ku, sipas tyre, mungon...

Përfaqësuesit e AKI-së nuk do të marrin pjesë në seancën solemne me rastin e Ditës së Kumanovës, pas deklaratave të kryetarit të komunës, Maksim Dimitrievski.
Ata theksojnë se nuk mund të jenë pjesë e aktiviteteve ku, sipas tyre, mungon respekti për shqiptarët, gjuhën shqipe dhe barazinë në një qytet multietnik.
„Aty ku na luftojnë dhe nuk na respektojnë, nuk kemi çfarë kërkojmë. Prania jonë nuk mund të jetë dekor i askujt“, thuhet në reagimin e tyre.
Nga AKI vlerësojnë se deklaratat e Dimitrievskit i shërbejnë më shumë rejtingut partiak sesa bashkëjetesës dhe interesit të përbashkët të qytetarëve.

Ata e cilësojnë vendimin si bojkot të festës së qytetit dhe u bëjnë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen këtij qëndrimi, duke theksuar se dinjiteti dhe respekti nuk negociohen.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Autostrada Shkup-Bllacë, si është planifikuar, kush po e realizon dhe deri kur?

09.11.2026

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimin mjekësor: pas pesë ditësh kërkohen kontrolle shtesë

09.11.2026

Arkin Jahiji sot merr zyrtarisht mandatin si kryetar i Komunës së Bërvenicës

09.11.2026

Shasivari takim me ambasadorin Aktas: Thellojmë partneritetin në fushën e drejtësisë

09.11.2026