Home / BOTA / Flasin banorët për vajzën, tregojnë ҫfarë nxënëse ishte, zbulojnë detaje për familjen e saj

Flasin banorët për vajzën, tregojnë ҫfarë nxënëse ishte, zbulojnë detaje për familjen e saj

Kavaja u trondit nga ngjarja e vajzës së re, e cila u bë pre e një keqpërdorimi.

Prindërit e nxënësve të tjerë të shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë kanë vendosur të mos i lënë fëmijët asnjë minutë vetëm.

Në një prononcim për “Neës24” prindërit e fëmijëve kanë thënë se e kanë mësuar rastin vetëm kur u bë publik në media, ndërsa flasin fjalët më të mira për familjen e vajzës minorene.

“Jemi të shokuar nga ngjarja. Fëmijët nuk na kanë treguar çfarë ka ndodhur. Rastin e mësuam kur u bë publik. Nuk duhet të hidhet baltë mbi shkollën. Nuk ka faj shkolla. Ngjarja ka ndodhur jashtë”, kanë thënë ata.

Ndërkohë fëmijët kanë treguar tek prindërit se vajza e keqpërdorur nuk ka shfaqur asnjë shenjë të çuditshme.

Me gjithë rastin e rëndë, në shkollën “Rilindja” mësimi ka vijuar rregullisht, por me masa sigurie të shtuara.

Derës kryesore i është vënë dryni, ndërsa nxënësit shoqërohen nga prindërit në lëvizjet jashtë shkollës.

Banorët tregojnë se vajza ishte nxënëse e shkëlqyer.

Banesa e vajzës është shumë pranë shkollës. Vajza jeton me gjyshërit, 2 motrat dhe të ëmën. I ati kishte punuar shofer në bashki, por prej disa vitesh kishte emigruar në Itali.

Pasi mori vesh ngjarjen ai është kthyer pranë familjes.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Flasin banorët për vajzën, tregojnë ҫfarë nxënëse ishte, zbulojnë detaje për familjen e saj Flasin banorët për vajzën, tregojnë ҫfarë nxënëse ishte, zbulojnë detaje për familjen e sajRating: 4.8