Home / BOTA / Kujdes, këto ulëse të fëmijëve në makina, përmbajnë rrezik shumë të madh

Kujdes, këto ulëse të fëmijëve në makina, përmbajnë rrezik shumë të madh

Një studim i ri i kryer nga hulumtuesit e Universitetit Indiana, zbuluan se ulëset e fëmijëve në makina, përmbajnë shumë elemente të toksinave të zjarrit, duke shkaktuar kështu shqetësime serioze për shëndetin e fëmijëve.

Dr Marta Venier, nga Universiteti Indiana, tha se bollëku i kimikateve në sediljet për fëmijë në makina, jo vetëm që përmbajnë toksina të shumta të zjarrit, por edhe janë burime kyçe për ekspozimin e shumë sëmundjeve kancerogjene, transmeton ORAinfo.

Në studim studiuesit analizuan 18 vende të makinave që ishin prodhuar nga janari 2017 deri në shkurt të 2018, në shumicën e vendeve u gjetën toksina të zjarrit më shumë se sa në ulëset tradicional.

Pos kësaj u gjetën edhe kimikate të tjera të quajtura ‘decabromodiphenyl ethane’ (DBDPE), në katër mostra, pavarësisht faktit se ato njihen si shkaktarë i problemeve të çrregullimit të hormoneve dhe tiroides. /ORAinfo/

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Kujdes, këto ulëse të fëmijëve në makina, përmbajnë rrezik shumë të madh Kujdes, këto ulëse të fëmijëve në makina, përmbajnë rrezik shumë të madhRating: 4.8