Home / BOTA / Nga nesër bora mbulon Tiranën

Nga nesër bora mbulon Tiranën

Tirana nesër pritet që të zbardhët nga bora për herë të parë këtë sezon.

Meteorologët kanë parashikuar reshje të borës në Tiranë duke filluar nga nesër.

Reshjet e dëborës kanë krijuar probleme në shumë zona të vendit, por dëbora mbetet dëshira më e madhe e kryeqytetasve në çdo prag dimri.

Kjo e martë, sipas sinoptikanëve ka rezervuar jo vetëm mëngjesin më të ftohtë të kësaj jave, por në mbrëmje do të sjellë reshjet e para të dëborës për Tiranën.

“Dita më e ftohtë e javës do të jetë dita e së martës, pasi do të ketë vlera negative. Temperaturat do të jenë -12 apo edhe -13. Reshjet nisin natën e së martës rreth orës 8-9 dhe do jenë në formën e dëborës.
Sigurisht që do të kemi reshje dëbore edhe në Tiranë. Do të jetë e përzier me shi, por që do të kemi reshje dëbore”, thote meteorologia per Klan.

Edhe pse pritet një rritje e temperaturave nga e mërkura, në zonat bregdetare dhe të ulëta do të ketë reshje shiu.

“Reshjet nisin mbrëmjen e së martës. Shtohet intensiteti ditën e mërkurë deri të premten. Më pas ka përmirësim të kushteve të motit, pra pauzë e reshjeve deri në 15 Janar”.

Edhe pse temperaturat vijojnë të jetë të ulëta, situata e qarkullimit në akset rrugore të vendit është më e përmirësuar. Ndërkohë që në rrugën Ura Çerenecit-Steblevë në qarkun e Dibrës dhe rrugën Boboshticë-Dardhë në qarkun e Korçës qarkullohet ende vetëm me zinxhirë.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Nga nesër bora mbulon Tiranën Nga nesër bora mbulon TiranënRating: 4.8