Home / BOTA / Trump sërish në qendër të vëmendjes, e lë vetëm nikoqirin e Samitit të G-20 (Video)
Trump sërish në qendër të vëmendjes, e lë vetëm nikoqirin e Samitit të G-20 (Video)

Trump sërish në qendër të vëmendjes, e lë vetëm nikoqirin e Samitit të G-20 (Video)

Presidenti amerikan Donald Trump ka udhëtuar në Argjentinë, ku është duke marrë pjesë në samitin e G-20-së që po mbahet në Buenos Aires.

Por ajo çfarë ka fituar më shumë vëmendjen e tij gjatë qëndrimit në Argjentinë, ishte një veprim që e bëri pasi i shtrëngoi duart me nikoqirin dhe njëherit homologun Mauricio Macri, të cilin e la vetëm, transmeton Telegrafi.

Duket se presidenti argjentinas dëshironte që Trump të qëndrojë në skenë për të pritur liderët tjerë për të bërë disa fotografi, dhe duket se kjo nuk i pëlqeu të parit të SHBA-ve i cili u largua pa asnjë shpjegim.

Por, Macri nuk e besoi se do të largohet dhe kështu mbeti duke e thirrur, por pa ndonjë sukses. Sidoqoftë, në samitin e G-20-ës janë mbledhur liderët e vendeve të ndryshme ku pritet të diskutojnë për çështje të ndryshme.

Trump sërish në qendër të vëmendjes, e lë vetëm nikoqirin e Samitit të G-20 (Video)

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Trump sërish në qendër të vëmendjes, e lë vetëm nikoqirin e Samitit të G-20 (Video) Trump sërish në qendër të vëmendjes, e lë vetëm nikoqirin e Samitit të G-20 (Video)Rating: 4.8