JETA

A e dini se? Mbi 2 mijë palë të brendshme u varrosën në Zvicër për shkencë

Kosova.Today ·

Në vitin 2021, studiues nga Universiteti i Cyrihut dhe Agroscope, qendra federale zvicerane për kërkime bujqësore, përfshinë rreth një mijë vullnetarë në një projekt të pazakontë shkencor. Pjesëmarrësit varrosën të brendshme prej pambuku dhe...

Në vitin 2021, studiues nga Universiteti i Cyrihut dhe Agroscope, qendra federale zvicerane për kërkime bujqësore, përfshinë rreth një mijë vullnetarë në një projekt të pazakontë shkencor. Pjesëmarrësit varrosën të brendshme prej pambuku dhe qese çaji në kopshte, fusha, livadhe dhe zona urbane, shkruan albinfo.ch. 

Por pse pikërisht të brendshme? Përgjigjja lidhet me pambukun, i cili përmban celulozë dhe shpërbëhet nga organizmat që jetojnë në tokë. Pas rreth dy muajsh nën tokë, studiuesit i nxorën ato dhe analizuan se sa shumë ishte shpërbërë materiali. Sa më i madh të ishte shpërbërimi, aq më e lartë konsiderohej aktiviteti biologjik i tokës. Projekti ishte një shembull i shkencës qytetare, ku publiku merr pjesë drejtpërdrejt në kërkime.

Rezultatet, të publikuara në vitin 2026, treguan se mënyra e përdorimit të tokës ishte faktori kryesor që ndikonte në jetën e saj biologjike. Aktiviteti më i lartë u vu re në kopshtet private, ndërsa më i ulëti në sipërfaqet me bar. Rreth 240 qytetarë u përfshinë si bashkautorë të studimit, ndërsa projekti fitoi edhe Çmimin Ig Nobel për Shkencën e Tokës në shtator 2026, një vlerësim për kërkime që fillimisht të bëjnë të qeshësh, por më pas edhe të mendosh./Albinfo.ch 

The post A e dini se? Mbi 2 mijë palë të brendshme u varrosën në Zvicër për shkencë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

SHBA nis hetimet ndaj ilaçit të kompanisë zvicerane Novartis për rrezikun e kancerit

09.11.2026

Protesta kundër vrasjes së grave, nisin të mblidhen qytetarët

07.11.2026

Zvicra ndër tregjet kryesore të eksporteve të Kosovës, 92.2 milionë euro për dhjetë muaj

08.11.2026

Makina e famshme KITT nuk gjen blerës në Cyrih, oferta më e lartë arrin 200 mijë franga

08.11.2026