SHQIPERIA

Rama në Bruksel për Samitin e Euronews mbi zgjerimin, takime me krerët e BE-së dhe NATO-s

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë në Bruksel për Samitin e Euronews mbi Zgjerimin e BE-së. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministria, e cila njofton se kryeministri Rama do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një forum...

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë në Bruksel për Samitin e Euronews mbi Zgjerimin e BE-së. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministria, e cila njofton se kryeministri Rama do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një forum i nivelit të lartë kushtuar zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe perspektivës evropiane të vendeve aspirante për anëtarësim.

Kryeministria bën të ditur gjithashtu se në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama do të bisedojë me gazetarët e Euronews për ecurinë e Shqipërisë në këtë proces, ku paralelisht vijon puna dhe takimet teknike për mbylljen e grupkapitujve të radhës, si dhe do të zhvillojë takime me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

The post Rama në Bruksel për Samitin e Euronews mbi zgjerimin, takime me krerët e BE-së dhe NATO-s appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Begaj dhe Mattarella presin krerët e komunave arbëreshe: Janë themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

09.11.2026

Transportonte kundrejt pagesës emigrantin afgan drejt Gjirokastrës, arrestohet 32-vjeçari, kishte thyer “Arrestin në shtëpi”

08.11.2026

Hetimi për Albanian Files, Berisha skeptik ndaj SPAK: Si të mendosh se do shohësh veshin pa pasqyrë

09.11.2026

Infeksionet po trajtohen me vështirësi, shkak rezidenca ndaj antibiotikëve

08.11.2026