JETA

Brukseli propozon rol më të madh për Frontex-in në dëbimin e migrantëve

Kosova.Today ·

Komisioni Evropian ka propozuar zgjerimin e mandatit të Frontex-it, me synimin që agjencia evropiane e kufirit dhe rojës bregdetare të ketë rol qendror në organizimin e kthimeve të personave që duhet të largohen. Propozimi i paraqitur më 27...

Komisioni Evropian ka propozuar zgjerimin e mandatit të Frontex-it, me synimin që agjencia evropiane e kufirit dhe rojës bregdetare të ketë rol qendror në organizimin e kthimeve të personave që duhet të largohen. Propozimi i paraqitur më 27 tetor lidhet edhe me Zvicrën, e cila merr pjesë në Frontex dhe kontribuon në financimin e tij, raporton Swissinfo, transmeton albinfo.ch.

Një nga ndryshimet kryesore është krijimi i një qendre për koordinimin e kthimeve. Sipas Komisionit, mbështetja e Frontex-it do të përfshinte të gjithë procesin: nga identifikimi dhe këshillimi për kthim vullnetar, te organizimi i operacioneve dhe ndihma për riintegrim.

Agjencia do të mund të ndihmonte edhe në kthimin e personave nga një shtet jashtë BE-së në një tjetër. Kjo do të kërkonte marrëveshje me shtetin përkatës dhe respektimin e të drejtave themelore e të standardeve ndërkombëtare, thekson Komisioni Evropian.

Plani parashikon gjithashtu rritjen graduale të personelit nga 10 mijë në 30 mijë pjesëtarë deri në vitin 2041. Pjesë e tij është edhe krijimi i një force të reagimit të shpejtë për situata krizash në kufijtë e jashtëm.

Krahas zgjerimit të mandatit, Komisioni ka propozuar digjitalizimin e procedurave të kthimit, ripranimit dhe riintegrimit, për të përshpejtuar trajtimin e rasteve dhe shkëmbimin e të dhënave ndërmjet autoriteteve.

Ndryshimet ende nuk janë miratuar. Propozimet do të shqyrtohen nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, të cilët duhet të arrijnë marrëveshje për përmbajtjen përfundimtare.

The post Brukseli propozon rol më të madh për Frontex-in në dëbimin e migrantëve appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dallime të mëdha mes kompanive të sigurimeve shëndetësore në Zvicër, pacientët nuk trajtohen njësoj

08.11.2026

Paraqiten tumore te fëmijët pas trajtimit me injeksionin zviceran milion frangësh

07.11.2026

Zvicër: Aargau voton për uljen e tatimeve, debat për përfitimet dhe pasojat financiare

10.11.2026

Universiteti i Freiburgut, Zvicër, i ndan një doktoratë nderi Lea Ypit

07.11.2026