MAQEDONIA

Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia e Veriut, tejkaluan nivelin e pesticideve

Kosova.Today ·

Bullgaria ndalon një ngarkesë me 19 tonë mollë nga Maqedonia e Veriut, shkak mbetjet e pesticideve, përcjell TV21. Agjencia Bullgare për Sigurinë Ushqimore (BABH) ka ndaluar hyrjen në Bullgari të një ngarkese me mollë nga Maqedonia e Veriut,...

Bullgaria ndalon një ngarkesë me 19 tonë mollë nga Maqedonia e Veriut, shkak mbetjet e pesticideve, përcjell TV21. Agjencia Bullgare për Sigurinë Ushqimore (BABH) ka ndaluar hyrjen në Bullgari të një ngarkese me mollë nga Maqedonia e Veriut, pasi analizat laboratorike kanë treguar nivele të mbetjeve të pesticideve mbi kufijtë maksimalë të lejuar.

Ngarkesa, me peshë të përgjithshme prej 19.350 kilogramësh, do të kthehet në Maqedoninë e Veriut. Sipas njoftimit të agjencisë bullgare, analizat kanë konstatuar përqendrim të pesticideve mbi kufijtë e përcaktuar me ligj, për çka molla nuk i plotëson standardet e sigurisë ushqimore.

Ngarkesa është zbuluar gjatë kontrolleve të shtuara që autoritetet bullgare po kryejnë ndaj frutave dhe perimeve të freskëta të importuara në Bullgari.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Në mesnatë, një nga uljet më të mëdha të çmimit të benzinës dhe dizelit

09.11.2026

Marta Kos e përmendi Maqedoninë si shembull për ngecjen në zgjerimin e BE-së

09.11.2026

“ZNAM” sulmon Aleancën për Shqiptarët: Na akuzoni pa argumente, patriotizmi dëshmohet me vepra

07.11.2026

Alta Banka ri-aktivizon bankingun mobil dhe elektronik

08.11.2026