SHOWBIZ

Burak Özçivit në qendër të një skandali, skenat e rënda ndaj një gruaje shkaktojnë revoltë

Kosova.Today ·

Aktori i njohur turk, Burak Özçivit, është gjendur në qendër të një debati të madh në rrjetet sociale, pas publikimit të një skene të dhunshme në paralajmërimin e episodit të ri të serialit “Güneşin Doğduğu Yer”, ku ai luan rolin kryesor. Gjithçka...

Aktori i njohur turk, Burak Özçivit, është gjendur në qendër të një debati të madh në rrjetet sociale, pas publikimit të një skene të dhunshme në paralajmërimin e episodit të ri të serialit “Güneşin Doğduğu Yer”, ku ai luan rolin kryesor.

Gjithçka nisi pas publikimit të reklamës së dytë të episodit të tetë, ku personazhi Kenan, i interpretuar nga Özçivit, shfaqet duke ushtruar dhunë ndaj një personazhi femër.

Në pamjet që shkaktuan reagime të shumta, Kenani shihet duke e hedhur gruan mbi shinat e trenit, duke i vendosur këmbën mbi kokë dhe duke i drejtuar armën.

Këto skena ngjallën indinjatë te shikuesit, të cilët kritikuan ashpër paraqitjen e dhunës ndaj grave në serialet televizive. Shumë përdorues të rrjeteve sociale shprehën shqetësimin për ndikimin që pamje të tilla mund të kenë te të rinjtë.

Reagimet shkuan deri te thirrjet për bojkotimin e serialit, ndërsa disa shikues deklaruan se nuk do ta ndiqnin më produksionin.

Pas kritikave të shumta, ekipi i produksionit vendosi të ndërhyjë duke ndryshuar paralajmërimin e episodit të ri.

Në versionin e ripublikuar, pamjet kontroverse ku personazhi i Burak Özçivit vendos këmbën mbi kokën e gruas janë hequr plotësisht.

Ngjarja ka hapur diskutime mbi mënyrën se si trajtohet dhuna ndaj grave në produksionet televizive dhe përgjegjësinë e krijuesve të serialeve për përmbajtjen që u ofrojnë shikuesve. /Prive By LS/

The post Burak Özçivit në qendër të një skandali, skenat e rënda ndaj një gruaje shkaktojnë revoltë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Einxhel shumë e mërzitur nga humbja e vjehrrit të saj – e paska dashur shumë babain e burrit të saj

01.11.2026

41-vjeçari që vdiq disa ditë pas aksidentit me motoçikletë është vëllai i aktorit kosovar, Agan Asllani

30.10.2026

“E bekuar me zotërinë më të pashëm”, Afrona Dika ndan një moment të veçantë me partnerin

27.10.2026

Tuna bën ndryshimin e madh në “look”, vështirë se do ta njihni

08.11.2026