Chair Airlines me fluturime të përditshme nga Cyrihu drejt Londrës nga maji 2027
Kompania ajrore zvicerane Chair Airlines do të zgjerojë rrjetin e saj me një destinacion të ri: Londrën. Nga 27 maji 2027, ajo do të operojë fluturime të përditshme ndërmjet Cyrihut dhe aeroportit London Southend. Sipas njoftimit për...
Kompania ajrore zvicerane Chair Airlines do të zgjerojë rrjetin e saj me një destinacion të ri: Londrën. Nga 27 maji 2027, ajo do të operojë fluturime të përditshme ndërmjet Cyrihut dhe aeroportit London Southend.
Sipas njoftimit për linjën e re, fluturimet do të zhvillohen gjatë gjithë vitit, duke ofruar një mundësi shtesë udhëtimi si për turistët, ashtu edhe për udhëtarët e biznesit, përcjell albinfo.ch.
Aeroporti London Southend, i vendosur në Essex, ka lidhje të drejtpërdrejtë hekurudhore me Londrën, duke u mundësuar pasagjerëve të vazhdojnë udhëtimin me tren drejt qendrës së kryeqytetit britanik.
Shpend Ibrahimi: Shohim potencial të madh për këtë lidhje
Drejtori ekzekutiv i Chair Airlines, Shpend Ibrahimi, vlerëson se tregu zviceran ofron potencial të konsiderueshëm për fluturimet drejt Londrës.
Ai shprehu bindjen se funksionimi efikas i aeroportit dhe procedurat e lehta të mbërritjes do ta bëjnë London Southend një zgjedhje gjithnjë e më të pëlqyer nga udhëtarët nga Zvicra.
Nga ana tjetër, Sharmeen Divan, drejtuese e përkohshme ekzekutive dhe drejtoreshë financiare e aeroportit London Southend, e cilësoi bashkëpunimin si një hap tjetër në zgjerimin e lidhjeve ndërkombëtare të aeroportit.
Sipas saj, shërbimi i përditshëm do t’u ofrojë pasagjerëve më shumë mundësi për udhëtime turistike dhe biznesi.
Linja do të krijojë gjithashtu një lidhje të drejtpërdrejtë për udhëtarët nga Londra, Essex dhe juglindja e Anglisë drejt Cyrihut, me mundësi për të vazhduar udhëtimin drejt destinacioneve malore dhe qendrave të skijimit në Zvicër.
Chair Airlines, me bazë në aeroportin e Cyrihut, nisi operimet në vitin 2019. Kompania operon me një flotë të përbërë tërësisht nga avionë Airbus dhe shërben destinacione pushimesh dhe qytete të mëdha.
The post Chair Airlines me fluturime të përditshme nga Cyrihu drejt Londrës nga maji 2027 appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.