MAQEDONIA

Cilat institucione gjyqësore i udhëheqin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Kosova.Today ·

Emra shqiptarë po drejtojnë një sërë institucionesh të rëndësishme të sistemit të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, nga gjykatat deri te prokuroritë publike. Kështu, në krye të Gjykatës Supreme është Afrim Fidani, ndërsa Gjykata e Apelit në...

Emra shqiptarë po drejtojnë një sërë institucionesh të rëndësishme të sistemit të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, nga gjykatat deri te prokuroritë publike.

Kështu, në krye të Gjykatës Supreme është Afrim Fidani, ndërsa Gjykata e Apelit në Gostivar drejtohet nga Bekim Mehmedi. Gjykata Administrative udhëhiqet nga Burim Sejdini në cilësinë e ushtruesit të detyrës, kurse Gjykata Themelore Civile në Shkup nga Besnik Avdija.

Përfaqësimi shqiptar është i pranishëm edhe në institucionet e prokurorisë. Këshilli i Prokurorëve Publikë tanimë drejtohet nga Bashkim Besimi, ndërsa Prokuroria e Lartë Publike në Gostivar nga Faik Arsllani.

Poashtu, prokuroritë themelore në Tetovë, Kumanovë dhe Dibër drejtohen përkatësisht nga Besir Aliu, Teuta Bediu Ramadani dhe Neat Croj.

Këto pozita dëshmojnë praninë e rëndësishme të kuadrove shqiptarë në institucionet e gjyqësisë dhe prokurorisë.

Përfaqësimi në institucionet shtetërore është çështje kyçe, ndërsa sfida mbetet që kjo të shoqërohet me profesionalizëm, pavarësi institucionale dhe besim më të madh të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Ndërkaq, ndryshimet në drejtësi janë pjesë e debatit për përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet kyçe të shtetit, në një periudhë kur kërkohet që institucionet të funksionojnë në shërbim të të gjithë qytetarëve.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Përplasja e nxehtë mes BDI-së dhe drejtoreshës së ISHP-së për gjuhën shqipe!

09.11.2026

Nga Drugova e Kërçovës në udhëheqjen politike shqiptare në Maqedoni

08.11.2026

Zekirija Tahiri porosi Dimitrievskit të ZNAM-it: Qytetarët i ndëshkojnë politikanët që ndërtojnë karrierën mbi kërcënimet dhe urrejtjen

08.11.2026

Ndërron jetë profesori dhe kirurgu i njohur torakal nga Shkupi, Zoran Spirovski

08.11.2026