JETA

Cyrihu mund të ndërtojë mbi 20 mijë banesa pa prishur asnjë ndërtesë

Kosova.Today ·

Në kantonin e Cyrihut, që prej vitesh vuan nga mungesa e banesave, mund të ndërtohen edhe deri në 20.600 banesa të reja, ku do të mund të jetonin rreth 42 mijë persona. Këtë e tregon një studim i kompanisë Consult AG dhe i firmës së...

Në kantonin e Cyrihut, që prej vitesh vuan nga mungesa e banesave, mund të ndërtohen edhe deri në 20.600 banesa të reja, ku do të mund të jetonin rreth 42 mijë persona. Këtë e tregon një studim i kompanisë Consult AG dhe i firmës së shërbimeve të patundshmërisë IAZI, i publikuar të martën.

Sipas studimit, banesat mund të ndërtohen në pjesët ende të pandërtuara të zonave industriale dhe tregtare të kantonit, pa pasur nevojë të prishen objektet ekzistuese. Për ta shfrytëzuar këtë potencial, sipas autorëve, rregullat aktuale të ndërtimit duhet të lehtësohen.

Qiratë, barrë për familjet e diasporës

Tregu i banesave në Zvicër është nën presion. Sipas Zyrës Federale për Banesa, gjendja u përkeqësua gjatë vitit 2025 dhe gjysmës së parë të vitit 2026, kryesisht për shkak të kërkesës në rritje dhe ndërtimit të pamjaftueshëm të banesave të reja.

Kjo i prek drejtpërdrejt edhe bashkatdhetarët. Kantoni i Cyrihut është vendi ku jetojnë më shumë shqipfolës në Zvicër, para Aargaut, St. Gallenit, Bernës dhe Vaud-it. Sipas vlerësimeve, në gjithë Zvicrën jetojnë rreth 300 mijë persona me prejardhje shqiptare.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Isuf Sherifi prezanton librin e ri “Mërgimi – Mes Säntis-it dhe mallit” në St. Gallen

09.11.2026

Punonjësit e pastrimit në Zvicrën frankofone kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira pune

10.11.2026

Zvicra ftohet në takimin e BE-së për kërcënimet me bomba në aviacion

10.11.2026

Zvicra në prag të mungesës së naftës për ngrohje, furnizimi po bëhet kritik

08.11.2026