SPORTI

Dardanët synojnë fitoren ndaj Izraelit, Avdyli dhe Kamberi optimistë para sfidës në Prishtinë

Kosova.Today ·

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar të mërkurën përgatitjet për ndeshjen kundër Izraelit, duke zhvilluar seancën e tretë stërvitore nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, përcjell albinfo.ch. Përballja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit do të...

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar të mërkurën përgatitjet për ndeshjen kundër Izraelit, duke zhvilluar seancën e tretë stërvitore nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, përcjell albinfo.ch.

Përballja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet të shtunën, më 14 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 15:00.

Stërvitja e së mërkurës ishte e përqendruar kryesisht në aspektin taktik, ku stafi teknik punoi në organizimin e lojës në fazën defensive dhe ofensive, si dhe në tranzicionet nga mbrojtja në sulm dhe anasjelltas.

Atmosfera në kampin e Dardanëve raportohet të jetë pozitive, ndërsa futbollistët besojnë se mund të arrijnë fitore në këtë përballje të rëndësishme për objektivat e Kosovës në Ligën e Kombeve.

Mesfushori Milot Avdyli vlerësoi përgatitjet e deritanishme dhe theksoi se mbështetja e tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jetë motiv shtesë për ekipin.

“Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Besoj që jemi përgatitur mjaft mirë. Taktikisht sot kemi ushtruar më shumë dhe besojmë që do të dalim me rezultat pozitiv. Duke marrë parasysh që do të luajmë para shikuesve tanë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, normalisht që do të jemi edhe më të motivuar dhe besoj që do t’ia dalim me tri pikë”, u shpreh Avdyli.

Ndërkohë, mbrojtësi Lindrit Kamberi, për të cilin ky është grumbullimi i parë me Kombëtaren A të Kosovës, tha se është pritur mirë nga bashkëlojtarët dhe se përgatitjet po zhvillohen sipas planit të përzgjedhësit Foda.

Ai u shpreh optimist edhe për mundësinë e fitores ndaj Izraelit, duke theksuar se paraqitja në Prishtinë do të jetë ndryshe nga përballja e parë mes dy përfaqësueseve, e zhvilluar në Debrecen.

“Besoj se në shtëpi është ndryshe, krahasuar me ndeshjen e kaluar që kemi pasur. Ata do të mundohen të japin maksimumin, ndërsa ne duhet të jemi të përgatitur. Besoj që kemi kohë edhe dy-tri ditë për t’u përgatitur sa më mirë dhe besoj që rezultati do të jetë pozitiv për ne”, deklaroi Kamberi.

Ndeshja ka rëndësi të veçantë për renditjen në Grupin B3 të Ligës së Kombeve. Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Kosova dhe Irlanda kanë nga pesë pikë, Austria kryeson me tetë, ndërsa Izraeli renditet i fundit me dy pikë.

Pas përballjes me Izraelin, Dardanët do ta zhvillojnë edhe ndeshjen e fundit të këtij edicioni në udhëtim kundër Irlandës, më 17 nëntor në Dublin.

Synimi i Kosovës është të marrë maksimumin e pikëve në dy sfidat e fundit dhe të sigurojë pozitën e dëshiruar në grup./Albinfo.ch

The post Dardanët synojnë fitoren ndaj Izraelit, Avdyli dhe Kamberi optimistë para sfidës në Prishtinë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Foda: Synimi është fitorja ndaj Izraelit, të rinjtë pjesë e strategjisë për të ardhmen e Kosovës

09.11.2026

POCHETTINO GATI PËR MANCHESTER UNITEDIN! Zbulohen dy kushtet e tij për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”

12.11.2026

Gjoni Palokaj triumfon në Hannover, synon titullin e OKTAGON-it në vitin 2027

11.11.2026

AMORIM BËN REVOLUCION TE MILANI! Gjashtë ndryshime në formacion, ja kush rikthehet në titullar

08.11.2026