SHQIPERIA

Debate në grupin e PS për transferimin e Veliajt, Bledi Çuçi kërkon dokumentacionin nga Toni Gogu

Kosova.Today ·

Debate janë zhvilluar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, përpara nisjes së seancës plenare të kësaj të enjteje, lidhur me transferimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit në burgun...

Debate janë zhvilluar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, përpara nisjes së seancës plenare të kësaj të enjteje, lidhur me transferimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit.

Burime bëjnë me dije se deputeti socialist Bledi Çuçi i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, dokumentacionin që lidhet me transferimin e Veliajt.

Sipas të njëjtave burime, Çuçi i ka kërkuar Gogut të bëjë publike dokumentet përkatëse, duke i kërkuar dorëheqjen në rast se nuk i disponon ato.

Përplasja e raportuar brenda grupit parlamentar të mazhorancës vjen pas debatit publik mbi transferimin e Veliajt dhe kushtet në të cilat ai po mbahet në burgun e Fierit.

I pyetur nga gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, Bledi Çuçi nuk pranoi të komentonte mbi debatin e zhvilluar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

The post Debate në grupin e PS për transferimin e Veliajt, Bledi Çuçi kërkon dokumentacionin nga Toni Gogu appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje

08.11.2026

E zuri poshtë muri i një banese, humb jetën 70-vjeçari në Lezhë

08.11.2026

Helmimi në Vlorë, dyshohet për ndotje fekale të ujit, 10 fëmijë të shtruar në spital, shtohen rastet dhe tek të rriturit

08.11.2026

Mediu propozon koalicion qytetar-politik dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale

08.11.2026