SHQIPERIA

I dënuar me 4 vite burgim në Itali, arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Kosova.Today ·

Një 64-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vlorë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”. Sipas njoftimit të policisë, ai është dënuar nga Gjykata e...

Një 64-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vlorë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Sipas njoftimit të policisë, ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Peruxhias me 4 vite burgim. Më tej bëhet me dije se ai u kap në lagjen “Hajro Çakërri” dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.

“DVP Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Strike 8”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Vlorë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i dënuar në Itali, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Strike 8”.

Gjatë operacionit, u kap në lagjen “Hajro Çakërri” dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi A. B., 64 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, Itali, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali,” njofton policia.

The post I dënuar me 4 vite burgim në Itali, arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Bizneset turistike në zonën e Razmës nën presionin e taksave dhe shpopullimit

12.11.2026

Airbnb: Inteligjenca artificiale zgjidh 40% të kërkesave pa ndërhyrje njerëzore

11.11.2026

Lufta në Ukrainë, Rama ‘kritika’ Europës nga Dublini: Gabim i madh që hoqi dorë nga diplomacia me Rusinë

11.11.2026

Rama takohet me presidentin Zelenskyn gjatë punimeve të samitit në Dublin (VIDEO)

12.11.2026