SHQIPERIA

Detaje nga grabitja e bankës në Tiranë: Autori me kapuç e kapele të zezë, i vuri armën rojes

Kosova.Today ·

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me grabitjen e një banke në Tiranë, e ndodhur paraditen e kësaj të hëne, në zonën e Komunës së Parisit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:45, kur një person i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke...

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me grabitjen e një banke në Tiranë, e ndodhur paraditen e kësaj të hëne, në zonën e Komunës së Parisit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:45, kur një person i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash, sipas informacionit paraprak të policisë.

Sipas informacioneve të siguruara, autori ishte i veshur me rroba të zeza, me bluzë me kapuç dhe kapele të zezë. Ai i ka drejtuar armën punonjësit të sigurisë private te dera e bankës. Pas grabitjes, personi është larguar me skuter.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njofton policia.

Grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë

The post Detaje nga grabitja e bankës në Tiranë: Autori me kapuç e kapele të zezë, i vuri armën rojes appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Begaj dhe Mattarella presin krerët e komunave arbëreshe: Janë themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

09.11.2026

Helmimi në Vlorë, dyshohet për ndotje fekale të ujit, 10 fëmijë të shtruar në spital, shtohen rastet dhe tek të rriturit

08.11.2026

Shqipëria dhe Kosova bashkojnë eksperiencat në kërkim-shpëtimin me litar

09.11.2026

Bonusi i bebes, Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur ndihma do jepet për 5 vjet

09.11.2026