KOSOVA

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Kosova.Today ·

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy zyrtarë policorë që ranë në krye të detyrës, kanë diplomuar në ceremoninë e sotme si pjesë e gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës. Rreshteri Afrim Bunjaku...

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy zyrtarë policorë që ranë në krye të detyrës, kanë diplomuar në ceremoninë e sotme si pjesë e gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës.

Rreshteri Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023, në orët e para të mëngjesit, gjatë sulmit terrorist në Banjskë. Ai ishte pjesë e ekipit policor që iu përgjigj bllokimit të rrugës në hyrje të fshatit nga dy kamionë. Policia u sulmua me armë të rënda nga grupi i Milan Radoiçiqit, ndërsa Bunjaku mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes.

Po ashtu në veri ishte vrarë edhe polici Enver Zymeri. Ai fillimisht ishte plagosur rëndë më 25 korrik 2011, gjatë një aksioni të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, por një ditë më pas kishte vdekur si pasojë e plagëve të marra. Ai ishte qëlluar gjatë një sulmi ndaj konvojit policor në zonën e Zubin Potokut.

Edhe Bunjaku edhe Zymeri janë shpallë heronj të shtetit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Bajrami: Historia nuk ndryshohet me ndërrimin e fotografive në muret e institucioneve

09.11.2026

‘‘A mund t’ia dalësh në Kosovë me pagën minimale’’, nga përllogaritja e shpejt del: Paga 455 euro, shpenzimet 565 euro

08.11.2026

Gara pas vendit të tretë: Kush e sfidon Abdixhikun dhe çka rrezikon LDK-ja?

09.11.2026

Kurti shkruan për takimet në Paris, para nisjes së Forumit të Paqes: Me miq dhe përkrahës të Kosovës

09.11.2026