KOSOVA

Djali i Donika Kadaj-Bujupit kërcënohet me revole në Ministrinë e Ekonomisë: Ma vendosi në kokë

Kosova.Today ·

Djali i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupit, është kërcënuar me armë zjarri gjatë kohës sa ishte në vendin e tij të punës, në Ministrinë e Ekonomisë. Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar vetë djali i...

Djali i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupit, është kërcënuar me armë zjarri gjatë kohës sa ishte në vendin e tij të punës, në Ministrinë e Ekonomisë.

Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar vetë djali i Kadaj-Bujupit, duke bërë të ditur se incidenti ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Sipas tij, ai është kërcënuar me revole nga zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë, Sami Shaqiri.

Mosmarrëveshja mes tyre kishte nisur lidhur me një komision disiplinor.

Sipas informacioneve të Insajderit, pas kësaj, Shaqiri dyshohet se e ka ndjekur Bujupin deri në tualetin e Ministrisë, ku dyshohet se ia ka vendosur revolen në kokë pas shpinës dhe e ka kërcënuar.

Pas incidentit, Sami Shaqiri është arrestuar.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mërgim Lushtaku nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për kryetar të PDK-së

07.11.2026

‘‘A mund t’ia dalësh në Kosovë me pagën minimale’’, nga përllogaritja e shpejt del: Paga 455 euro, shpenzimet 565 euro

08.11.2026

Arsim Bajrami me tetë propozime për fazën e Apelit për ish-krerët e UÇK-së

09.11.2026

Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Nesër dilni në votime, vendosni për të ardhmen tuaj!

07.11.2026