KOSOVA

Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, Fehmi Hoti caktohet u.d Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Kosova.Today ·

Fehmi Hoti, është caktuar ushtruese detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Kjo është bërë pasi Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Njoftimi i plotë: Kryeministri Kurti pranoi nga z. Hoxha...

Fehmi Hoti, është caktuar ushtruese detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Kjo është bërë pasi Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri Kurti pranoi nga z. Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Prishtinë, 30 tetor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pranoi nga z. Gazmend Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, caktoi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti.

Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pas më shumë se një viti nën ujë, nxirret vetura e fundosur në Liqenin e Ujmanit

08.11.2026

Arsim Bajrami me tetë propozime për fazën e Apelit për ish-krerët e UÇK-së

09.11.2026

Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit

09.11.2026

Mblidhen katër komisione parlamentare, edhe ai për rastin e Arlinda Zekajt

09.11.2026