KOSOVA

“Nuk dorëzohem, iu v’ras edhe juve”- Raportohet se i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt ka kërcënuar edhe policët

Kosova.Today ·

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe zyrtarët policorë gjatë komunikimit me ta, duke u thënë se nuk do të dorëzohej. Këtë informacion e bëri publik Ermal Panduri,...

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe zyrtarët policorë gjatë komunikimit me ta, duke u thënë se nuk do të dorëzohej.

Këtë informacion e bëri publik Ermal Panduri, moderator i emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini. Ai tha se, sipas një informacioni që ka siguruar, Sylaj u kishte paralajmëruar policëve se do t’i vriste nëse tentonin ta arrestonin.

“Informatë ekskluzive: Kur ka komuniku policia me dorasin e dyshuar, ka thënë: ‘Nuk dorëzohem, iu vras edhe juve. I gjallë nuk dorëzohem’”, deklaroi Panduri.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura rrethanat e këtij komunikimi, koha kur pretendohet se ka ndodhur apo nëse kërcënimet janë konfirmuar nga autoritetet policore.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kurti shkruan për takimet në Paris, para nisjes së Forumit të Paqes: Me miq dhe përkrahës të Kosovës

09.11.2026

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës

09.11.2026

Bajrami: Me miliarda buxhet, Qeveria Kurti s’e përfundoi asnjë projekt të madh – keqplanifikim, keqmenaxhim, korrupsion endemk

08.11.2026

E DIELA SJELL MOT TË FTOHTË! Temperaturat zbrasin deri në -4°c, por nuk mungon as dielli

08.11.2026