SHQIPERIA

Drejtori i Policisë Hitaj viziton efektivët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër: Sakrifica juaj meriton respekt

Kosova.Today ·

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar vizita në Malësinë e Madhe dhe Shkodër, ku ka takuar tre punonjës policie të dëmtuar gjatë ushtrimit të detyrës. Në Malësinë e Madhe, Hita takoi inspektorët Hilmi Smajlaj...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar vizita në Malësinë e Madhe dhe Shkodër, ku ka takuar tre punonjës policie të dëmtuar gjatë ushtrimit të detyrës.

Në Malësinë e Madhe, Hita takoi inspektorët Hilmi Smajlaj dhe Samet Bajri, pjesë e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët u plagosën me thikë gjatë ndërhyrjes për ndalimin e një shtetasi gjerman në fshatin Pjetroshan.

Sipas Policisë, ndërhyrja u krye pas një njoftimi se personi kishte sulmuar me benzinë automjetin e një qytetari. Gjatë përpjekjes për neutralizimin e tij, dy efektivët mbetën të dëmtuar.

Gjatë takimit, Hita vlerësoi guximin dhe profesionalizmin e tyre, duke theksuar se, pavarësisht plagosjes, ata nuk u tërhoqën nga ndërhyrja dhe arritën të neutralizonin personin.

“Pavarësisht se u plagosët gjatë ndërhyrjes, ju nuk u tërhoqët dhe arritët të neutralizonit personin, duke parandaluar pasoja edhe më të rënda”, u shpreh Hita, duke shtuar se sakrifica dhe përkushtimi i punonjësve të Policisë meritojnë respektin e qytetarëve.

Në vijim, Drejtori i Përgjithshëm vizitoi në banesë edhe nënkomisarin Fasli Rama, i cili u plagos gjatë protestës në Shkodër.

Hita i shprehu mirënjohjen për më shumë se 30 vite shërbim në Policinë e Shtetit, duke theksuar se efektivi kishte qenë në detyrë për të garantuar të drejtën e qytetarëve për protestë paqësore dhe për të mbrojtur institucionet dhe pronën publike e private nga aktet e dhunës.

“Askush s’do të donte ta mbyllte karrierën me një episod të tillë, por të jesh krenar, pasi nuk ishe aty kundër qytetarëve dhe as kundër protestës paqësore”, deklaroi Hita.

Nga ana e tij, nënkomisari Fasli Rama falënderoi drejtorin për mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm, duke bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar dhe se ndodhet drejt rikuperimit të plotë.
Ai vlerësoi gjithashtu trajtimin e marrë nga mjekët e Spitalit të Traumës.

The post Drejtori i Policisë Hitaj viziton efektivët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër: Sakrifica juaj meriton respekt appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Protesta në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe procedohen 7 të tjerë. Njëri prej tyre mbante kanabis, mjet shpues dhe imitim arme zjarri

08.11.2026

Helmimi në Vlorë, dyshohet për ndotje fekale të ujit, 10 fëmijë të shtruar në spital, shtohen rastet dhe tek të rriturit

08.11.2026

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

08.11.2026

Hetimi për Albanian Files, Berisha skeptik ndaj SPAK: Si të mendosh se do shohësh veshin pa pasqyrë

09.11.2026