MAQEDONIA

Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje

Kosova.Today ·

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, në emisionin “N’Dritë” në Alsat theksoi që BDI-ja kërkon zgjedhje për pushtet, megjithatë përpara saj duhet rregulluar çështja e legjitimitetit. Ai kritikoi qasjen e integristëve, që siç u shpreh,...

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, në emisionin “N’Dritë” në Alsat theksoi që BDI-ja kërkon zgjedhje për pushtet, megjithatë përpara saj duhet rregulluar çështja e legjitimitetit. Ai kritikoi qasjen e integristëve, që siç u shpreh, ekzaltohen çdoherë kur kryeministri Hristijan Mickoski flet për zgjedhje.

“Ç’janë këto ekzaltime që i bënë opozita, BDI-ja më tepër sa herë që Mickoski thotë shkojmë në zgjedhje. Duke harruar që gojën e kanë pasur plotë legjitimiteti, legjitimiteti, legjitimiteti dhe nuk ofrojnë asnjë zgjidhje. Unë mendoj që nuk duhet të shkojmë në zgjedhje, pa u zgjidhur legjitimiteti”, tha Sela.

“BDI-ja në kongres, gjënë e parë thanë ne do të punojmë për karakterin unitar të shtetit, në studio televizive thonë unë Maqedoninë do e bëj Zvicër. Zvicra është konfederatë. Është s’bën sens për mua, janë deklarata manipulative këto gjëra. Në qoftë se je që Maqedonia të bëhet Zvicër, të nisim të flasim për konfederatë”, shtoi Sela./Alsat.mk


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga Drugova e Kërçovës në udhëheqjen politike shqiptare në Maqedoni

08.11.2026

Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

08.11.2026

Alta Banka ri-aktivizon bankingun mobil dhe elektronik

08.11.2026

Mickoski i thotë “JO” shqipes në një pjesë të provimit të jurisprudencës: Proceset gjyqësore vetëm në maqedonisht!

09.11.2026