KOSOVA

Enkel Rexhepi rizgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë

Kosova.Today ·

Partia për Veprim Demokratik – Aleanca për Luginën (PVD-AL) ka dalë e para sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), të mbajtura në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Këtë e ka bërë të ditur Enkel...

Partia për Veprim Demokratik – Aleanca për Luginën (PVD-AL) ka dalë e para sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), të mbajtura në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Këtë e ka bërë të ditur Enkel Rexhepi, i cili do ta udhëheq KKSH-në edhe për një mandat, raporton Zeri.info.

Rexhepi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ky koalicion ka arritur që të siguroj 10 nga 29 mandate sa janë gjithsej në KKSH.

Postimi i plotë i Rexhepit, pa ndërhyrje:

4.769 VOTA BESIMI!

Sipas rezultateve preliminare, lista jonë nr. 3 doli e para dhe siguron 10 nga 29 mandatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Faleminderit nga zemra për besimin që na dhatë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Jam mirënjohës për secilën kandidate, secilin kandidat dhe të gjithë aktivistët e Partisë për Veprim Demokratik dhe Aleancës për Luginën që punuan krah për krah gjatë kësaj fushate.

I uroj edhe listat e tjera për rezultatet që arritën. Do t’i nis menjëherë bisedimet me përfaqësuesit e tyre për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Në Këshill na pret punë e përbashkët për shkollën e librin shqip, për kulturën tonë dhe për të drejtën që gjuhën shqipe ta përdorim në institucione.

Me Besë e me Zemër!. /Zëri

The post Enkel Rexhepi rizgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Era dimër, ky është parashikimi i motit për sot

08.11.2026

Egjipti na mbush sofrën me fasule, Kosova vazhdon të varet nga importi

09.11.2026

Nesër varroset 22-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pasi ra nga lartësia me motor katërrotësh në Prizren

07.11.2026

​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

09.11.2026