JETA

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në Fier

Kosova.Today ·

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Shqipëri ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës në atë të Fierit. Lëvizja mësohet se është kryer me vendim...

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Shqipëri ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës në atë të Fierit.

Lëvizja mësohet se është kryer me vendim të Drejtorisë së Burgjeve dhe jo me kërkesë të vetë Veliajt.

Kryebashkiaku mbahej në paraburgimin e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare që kanë çuar në transferimin e tij drejt IEVP Fier./euronews


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Politika amerikane për çmimet e barnave mund të rrisë primet e sigurimeve shëndetësore në Zvicër

08.11.2026

Zvicra heton dyshimet për mashtrime me faturimin e testeve për COVID-19

08.11.2026

Vera më e nxehtë në historinë e Zvicrës, mbi 1,250 viktima nga temperaturat ekstreme

08.11.2026

Gjeneva ashpërson rregullat për qiratë afatshkurtra përmes Airbnb

09.11.2026