SHQIPERIA

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit të dytë: Javën tjetër një tjetër ndërhyrje

Kosova.Today ·

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestave në Tiranë, ka kryer këtë të mërkurë ndërhyrjen e dytë kirurgjikale në Itali. Vishkulli ka bërë të ditur se operacioni ka përfunduar me sukses, por trajtimi i tij do të...

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestave në Tiranë, ka kryer këtë të mërkurë ndërhyrjen e dytë kirurgjikale në Itali.

Vishkulli ka bërë të ditur se operacioni ka përfunduar me sukses, por trajtimi i tij do të vijojë. Ai njofton se javën e ardhshme do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje, të cilën e cilëson si më të rëndësishmen, pasi lidhet drejtpërdrejt me rikthimin e shikimit.

“Ndërhyrja sot kaloi me sukses, por beteja vazhdon. Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja e gjithë këtij rrugëtimi, pasi lidhet drejtpërdrejt me shikimin tim. Pas gjithë dhimbjeve dhe sfidave që kam kaluar, shpresa ime më e madhe është të rikthej dritën që dua të shoh në jetën time. Nuk e di çfarë më pret, por një gjë e di: nuk do të dorëzohem kurrë. Zoti më dhëntë forcë dhe u bëftë mbarë! Faleminderit të gjithëve që luteni dhe besoni bashkë me mua”, shkruan ai.

I riu ndodhet në Itali, ku po merr trajtim të specializuar për dëmtimin në sy të pësuar gjatë protestës në Tiranë.

The post Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit të dytë: Javën tjetër një tjetër ndërhyrje appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“742 lindje më shumë se vdekje”, INSTAT: Tirana kryeson për shtesën natyrore të popullsisë

10.11.2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Cilësia e reformës zgjedhore po aq e rëndësishme sa koha e realizimit të saj

10.11.2026

Mbi 3 dekada në kushte të vështira, 90 familje kërkojnë ndërhyrje në Kabinat e Plazhit të Vjetër në Vlorë

10.11.2026

40 minuta në SPAK, deputetja Mila: Jam person në dijeni, kam dhënë dëshminë time (VIDEO)

11.11.2026