JETA

Ky është babai i arrestuar që dyshohet për vrasjen e dyfishtë në Gjilan

Kosova.Today ·

Është arrestuar një 65-vjeçar, i cili dyshohet për përfshirje në rastin e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën të pajetë një 27-vjeçar dhe një foshnjë. Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e saj se personi i arrestuar, i cili...

Është arrestuar një 65-vjeçar, i cili dyshohet për përfshirje në rastin e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën të pajetë një 27-vjeçar dhe një foshnjë.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e saj se personi i arrestuar, i cili është babai i 27-vjeçarit të ndjerë dhe gjyshi i foshnjës, është me inicialet B.D.

I dyshuari është arrestuar pas hetimeve fillestare të zhvilluara nga Policia e Kosovës, ndërsa me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Siç raportoi më herët Sinjali, 27-vjeçari është identifikuar si Adonis Demiri, ndërsa foshnja e gjetur pa shenja jete ishte e gjinisë femërore.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur gjithashtu se nëna e foshnjës nuk jetonte në të njëjtën shtëpi me 27-vjeçarin dhe vajzën e vogël.

Rasti ishte raportuar më 1 nëntor, rreth orës 08:47. Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku ishte konstatuar vdekja e dy personave.

Rasti po hetohet si “Vrasje e rëndë”, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Bettina Prenaj: “Sot po jetoj diçka që para disa vjetësh vetëm e ëndërroja”

09.11.2026

Çfarë është nihilizmi i dhunshëm, ekstremizmi online që po shënjestron kryesisht adoleshentët?

09.11.2026

Rexhep Rexhepi fiton çmimin më prestigjioz në botën e orëve në Gjenevë

08.11.2026

SHBA nis hetimet ndaj ilaçit të kompanisë zvicerane Novartis për rrezikun e kancerit

09.11.2026