KOSOVA

“Kjo nuk është lamtumirë, por vetëm mirupafshim”, 6 vjet nga dorëheqja e Hashim Thaçit

Kosova.Today ·

Hashim Thaçi i dha fund ushtrimit të detyrës si president i Kosovës më 5 nëntor, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale në Hagë, duke e mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij politike. Në paraqitjen e fundit...

Hashim Thaçi i dha fund ushtrimit të detyrës si president i Kosovës më 5 nëntor, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale në Hagë, duke e mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij politike.

Në paraqitjen e fundit në oborrin e Presidencës, Thaçi u shfaq bashkë me të birin, Endritin, në një moment që shënoi largimin e tij nga posti i presidentit, transmeton Klankosova.tv.

Deri në orën 11:30 të 5 nëntorit, ai ishte ende president i Republikës, por pas njoftimit se Gjykata Speciale kishte konfirmuar aktakuzën ndaj tij, vendosi të japë dorëheqje.

Para largimit nga Presidenca, ai pati edhe një mesazh të veçantë, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit në jetën publike.

“Kjo nuk është një lamtumirë, por vetëm mirupafshim. Do të shihemi prapë. Zoti e bekoftë Kosovën”, ishte përshëndetja e fundit e Thaçit nga oborri i Presidencës.

The post “Kjo nuk është lamtumirë, por vetëm mirupafshim”, 6 vjet nga dorëheqja e Hashim Thaçit appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Greva në Infrakos, ndalet qarkullimi i trenave në gjithë Kosovën

09.11.2026

Bajrami: Me miliarda buxhet, Qeveria Kurti s’e përfundoi asnjë projekt të madh – keqplanifikim, keqmenaxhim, korrupsion endemk

08.11.2026

534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani

09.11.2026

Kapet një person në pikën kufitare në Kullë, ishte në kërkim nga Interpoli

08.11.2026