KOSOVA

“Është tejet e rëndësishme”, Kurti pas takimit me sekretarin e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës

Kosova.Today ·

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Përmes një postimi në Facebook, Kurti...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit në këtë organizatë, duke vlerësuar se kjo do t’i mundësonte Kosovës pjesëmarrjen në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.

Sipas Kurtit, anëtarësimi do t’u mundësonte gjithashtu qytetarëve të Kosovës qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Xhevat Prekazit i falet namazi i xhenazes në xhamine e Beogradit

12.11.2026

Aksident mes dy veturave në Hajvali, s’dihet për të lënduar

12.11.2026

Kurti nga Elysée: I kërkova Macronit mbështetje për statusin e kandidatit

12.11.2026

Surroi: Interesi personal i Ramës me Vuçiçin dëmtoi Kosovën, por edhe integrimin e Shqipërisë

11.11.2026