MAQEDONIA

Ethet e balotazhit në Bërvenicë: Qytetarët sot vendosin se kush do t’i prijë komunës!

Kosova.Today ·

Komuna e Bërvenicës është vënë sot në qendër të vëmendjes, teksa po zhvillohet rrethi i dytë dhe përfundimtar i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës. Në garë për të marrë drejtimin e komunës përballen kandidati...

Komuna e Bërvenicës është vënë sot në qendër të vëmendjes, teksa po zhvillohet rrethi i dytë dhe përfundimtar i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës.

Në garë për të marrë drejtimin e komunës përballen kandidati Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI dhe Stojanço Radiçevski nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Gjithsej 16.256 qytetarë me të drejtë vote kanë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre politik në 24 vendvotime të hapura në të gjithë territorin e Komunës së Bërvenicës. Procesi i votimit pritet të përmbyllë garën intensive për udhëheqjen e re komunale.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Georgievski godet ZNAM-in: “Në Kumanovë nuk dëgjon këngë maqedonase, ndërsa ata bëjnë luftë për gjuhën në provimin e jurisprudencës!”

09.11.2026

Autostrada Shkup-Bllacë, si është planifikuar, kush po e realizon dhe deri kur?

09.11.2026

Me dokumente ‘zviceran’, por me zemër në Sllupçan: Dr. Mirsad Osmani – një histori suksesi në Zvicër (Video)

08.11.2026

3.000 studentë përfitojnë bursa, aplikimi deri më 20 nëntor – për herë të parë edhe për studentët me aftësi të kufizuara

08.11.2026