KOSOVA

Kos ua lë fajin muzikantëve për melodinë nacionaliste në “Forumin e zgjerimit”

Kosova.Today ·

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos ka shprehur keqardhjen për muzikën e këngës nacionaliste serbe e cila u lëshua në koncertin e organizuar në prag të “Forumit të zgjerimit” në Bruksel. Ajo ua ka lënë fajin muzikantëve për përzgjedhjen e...

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos ka shprehur keqardhjen për muzikën e këngës nacionaliste serbe e cila u lëshua në koncertin e organizuar në prag të “Forumit të zgjerimit” në Bruksel. Ajo ua ka lënë fajin muzikantëve për përzgjedhjen e melodisë.

Kos ka deklaruar se kjo këngë në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian.

“Shpreh keqardhje për përzgjedhjen e këngës nga ana e muzikantëve. Kjo këngë në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian”, ka thënë Kos, duke shtuar se janë të vetëdijshëm për sakrificat e njerëzve në atë pjesë në të kaluarën.

Kos pastaj foli për nevojën për pajtim, por pa harruar të kaluarën.

“Nuk po kërkojmë të harrohen dallimet, por po ndërtojmë një Evropë ku dallimet nuk do të jenë arsye për të penguar të ardhmen”, tha Kos.

Në vërejtjen e Kohës se pse për të dytën herë me radhë askush nga Kosova nuk është ftuar në një ngjarje kaq të madhe sa “Forumi i Zgjerimit”, Kos tha se “ky konstatim nuk është i vërtetë” dhe përmendi se si pjesëmarrëse është ftuar Donika Emini nga shoqëria civile.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Një person gjendet pa shenja jete në Prizren

15.11.2026

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë reagon për këngën nacionaliste në Bruksel: E papranueshme, BE-ja duhet të japë sqarime

15.11.2026

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

16.11.2026

Qeveria miraton vendimin, ndërpritet tregtimi i rrymës me kompanitë nga Serbia

16.11.2026