SHQIPERIA

1500 familje presin miratimin e kredive të buta, Veliaj kërkon vendimin e Këshillit Bashkiak më 29 tetor

Kosova.Today ·

Rreth 1500 familje në Tiranë janë një hap larg vijimit të procedurave për përfitimin e kredive të buta për blerjen e një banese. Pas publikimit të listës së fituesve, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka kërkuar Këshillit Bashkiak që ta miratojë...

Rreth 1500 familje në Tiranë janë një hap larg vijimit të procedurave për përfitimin e kredive të buta për blerjen e një banese. Pas publikimit të listës së fituesve, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka kërkuar Këshillit Bashkiak që ta miratojë atë të plotë në mbledhjen e 29 tetorit.

Përmes një postimi në Instagram, Veliaj ka uruar familjet e përzgjedhura, ndërsa ka folur edhe për vështirësitë që, sipas tij, po i krijohen në ushtrimin e funksioneve si drejtues i bashkisë.

“Pavarësisht përndjekjes, izolimit dhe refuzimit të çdo takimi pune me stafin e bashkisë, çka ma vështirëson së tepërmi detyrën për t’i shërbyer si duhet qytetarëve që më kanë votuar, më vjen mirë që këtë javë bëjmë realitet ëndrrën e 1500 familjeve, të cilat janë shpallur fituese nga programi i kredisë së butë!”, shkruan ai.

Kryebashkiaku thekson se miratimi i listës nga Këshilli Bashkiak është hapi i nevojshëm që përfituesit të kalojnë në fazën tjetër dhe të vijojnë procedurat pranë bankave.

“I kam propozuar Këshillit Bashkiak të Tiranës që, në mbledhjen e 29 tetorit, ta miratojë të plotë listën, që këto familje të përballojnë blerjen e një shtëpie të re. E marr me mend gëzimin e tyre, ndaj edhe i uroj nga zemra”, shprehet Veliaj.

Skema e mbështetjes synon të lehtësojë blerjen e banesave për familjet me të ardhura të ulëta, përmes subvencionimit të interesave të kredisë. Sipas programit, norma e interesit është 3%, ndërsa përfitimi përcaktohet në varësi të numrit të anëtarëve të familjes dhe kritereve të aplikimit.

Pas miratimit të listës, familjet fituese duhet t’u drejtohen bankave që kanë marrëveshje me Bashkinë e Tiranës për të vijuar procesin e përfitimit të kredisë.

The post 1500 familje presin miratimin e kredive të buta, Veliaj kërkon vendimin e Këshillit Bashkiak më 29 tetor appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Begaj dhe Mattarella presin krerët e komunave arbëreshe: Janë themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

09.11.2026

Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes (VIDEO)

09.11.2026

Shqipëria, tregu kryesor i eksporteve të Kosovës me 182 milionë euro

08.11.2026

Deputetët debatojnë për vizitën e ministrit te Veliaj në burg, Kapri: Nuk është sekret shtetëror

09.11.2026