JETA

“Fatkeqësia më e madhe kur ke një ministre jokompetente”, Haradinaj komenton deklaratën e Gërvallës

Kosova.Today ·

Anita Haradinaj ka komentuar deklaratën e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, në seancën e Kuvendit kushtuar vrasjes së Arlinda Zekajt. “Fatkeqësia më e madhe është kur e ke një ministre të Drejtësisë totalisht jokompetente, karshi përgjegjësisë...

Anita Haradinaj ka komentuar deklaratën e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, në seancën e Kuvendit kushtuar vrasjes së Arlinda Zekajt.

“Fatkeqësia më e madhe është kur e ke një ministre të Drejtësisë totalisht jokompetente, karshi përgjegjësisë dhe titullit që ka. Del në foltoren e Kuvendit dhe thotë se nuk është dashur të shkohet në polici, por është dashur të shkohet në Qeveri. Policia është ajo që mbron rendin dhe ligjin në shoqërinë ku jetojmë”, ka deklaruar Haradinaj në emisionin “Kosova Today”.

Gërvalla, gjatë seancës, kishte thënë se Arlinda Zekaj i ishte drejtuar drejtësisë, por nuk kishte marrë mbrojtjen që kishte kërkuar.

Ajo kishte përmendur edhe faktin se Zekaj nuk i ishte drejtuar Qeverisë, ndërsa më vonë kishte thënë se deklarata e saj ishte keqkuptuar.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Miliona monedha zvicerane do të humbasin vlerën, afati i fundit për këmbim është 31 dhjetori

09.11.2026

Zvicra përballet me reshje shiu dhe vranësira gjatë javës së ardhshme

08.11.2026

Rexhep Rexhepi fiton çmimin më prestigjioz në botën e orëve në Gjenevë

08.11.2026

Nga Raiffeisen u largua pas skandalit, në TEB mban pozitë drejtuese – kush e verifikoi të kaluarën e Albion Feratit dhe çfarë garancie kanë klientët?

07.11.2026