SHQIPERIA

Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës nga PS: Të merren masa, por jo ekstreme

Kosova.Today ·

Fatmir Xhafaj ka dalë kundër propozimit për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste. Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura në Gjirin e Lalëzit, Xhafaj ka...

Fatmir Xhafaj ka dalë kundër propozimit për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura në Gjirin e Lalëzit, Xhafaj ka kundërshtuar hedhjen në votim të kërkesës për largimin e dy deputetëve nga partia.

Sipas raportimeve nga mbledhja, ai ka kërkuar që ndaj Spiropalit dhe Ndrecës të merren masa, por pa shkuar deri te përjashtimi nga Partia Socialiste.

“Të jetë ditë e parë për të gjithë. Të marrin masa, por jo të përjashtohen”, mësohet të jetë shprehur Xhafaj.

Qëndrimi i tij vjen pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për të votuar përjashtimin e dy socialistëve, duke e çuar çështjen përpara Asamblesë Kombëtare.

The post Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës nga PS: Të merren masa, por jo ekstreme appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama zbret nga Dublini në Tiranë! Mbledh Asamblenë e PS në Gjirin e Lalëzit, nga kryeqyteti, lëvizjet në qeveri, zgjedhjet dhe protestat! Çfarë pritet

14.11.2026

Ervin Demo takon homologun italian Matteo Piantedosi: Polici më e përgatitur, më shumë siguri për qytetarët

12.11.2026

PD prezanton paketën e plotë të propozimeve për Reformën Zgjedhore, 8 fushat ku kërkon ndërhyrje

13.11.2026

Kontroll i befasishëm në burgun e Shkodrës, gjendet një telefon iPhone në ambientet e përbashkëta

13.11.2026