SHQIPERIA

Fëmijët që kanë shkuar në park deri në moshën 11 vjeç kanë shëndet mendor më të mirë

Kosova.Today ·

Frekuentimi i parqeve mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin mendor dhe aftësitë sociale të fëmijëve gjatë rritjes. Sipas studiuesve të Universitetit të Exeter-it në Mbretërinë e Bashkuar,parqet u japin fëmijëve mundësinë të jenë...

Frekuentimi i parqeve mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin mendor dhe aftësitë sociale të fëmijëve gjatë rritjes.

Sipas studiuesve të Universitetit të Exeter-it në Mbretërinë e Bashkuar,parqet u japin fëmijëve mundësinë të jenë fizikisht aktivë, të luajnë lirshëm dhe të zhvillojnë imagjinatën. Këto aktivitete ndihmojnë në ndërtimin e vetëbesimit dhe pavarësisë.

Ata zbuluan se fëmijët që vizitonin parkun të paktën një herë në javë, nga lindja deri në moshën 11-vjeçare, kishin mesatarisht 16.5% më shumë pikë në vlerësimet e shëndetit mendor, krahasuar me ata që e frekuentonin më rrallë.

Studimi përfshiu mbi 4 mijë pjesëmarrës dhe analizoi zhvillimin social dhe emocional të fëmijëve, përfshirë aftësinë për të menaxhuar emocionet, për të krijuar marrëdhënie dhe për të përballuar vështirësitë e përditshme.

Rezultatet treguan se vizitat më të shpeshta në parqe lidhen me më pak probleme emocionale, vështirësi në marrëdhëniet me bashkëmoshatarët, si dhe me uljen e problemeve të sjelljes dhe hiperaktivitetit.

Studiuesit theksojnë se parqet mund të ndihmojnë edhe në uljen e pabarazive në zhvillimin e fëmijëve, por vetëm nëse janë të sigurta, të aksesueshme dhe të përshtatshme për të gjitha familjet.

Meqenëse janë hapësira publike dhe falas, parqet mund të krijojnë mundësi të barabarta për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve, pavarësisht kushteve ekonomike të familjeve të tyre.

The post Fëmijët që kanë shkuar në park deri në moshën 11 vjeç kanë shëndet mendor më të mirë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ambasadori amerikan Eric Wendt takon studentët në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

12.11.2026

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo vizitë në IEVP Fier

12.11.2026

Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, dënohet me 7 vite e 4 muaj

11.11.2026

Rama takohet me presidentin Zelenskyn gjatë punimeve të samitit në Dublin (VIDEO)

12.11.2026