MAQEDONIA

Sela: Fitorja në Bërvenicë një sihariq i madh, radhën e ka Buteli!

Kosova.Today ·

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka uruar shqiptarët e Komunës së Bërvenicës për fitoren në zgjedhjet lokale, duke vlerësuar edhe kontributin e mërgatës. Sela e cilësoi këtë fitore si një sihariq të madh, ndërsa tha se ajo duhet të...

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka uruar shqiptarët e Komunës së Bërvenicës për fitoren në zgjedhjet lokale, duke vlerësuar edhe kontributin e mërgatës.

Sela e cilësoi këtë fitore si një sihariq të madh, ndërsa tha se ajo duhet të shërbejë si shtysë për angazhimet e ardhshme politike, përfshirë rikthimin e Kërçovës dhe fitoren në Butel.

“Urime gjithë shqiptarëve në Komunën e Bërvenicës për fitoren e sotme që u arrit me shumë vendosmëri, mund e përkushtim. Mirënjohje pa fund për mërgatën që edhe një herë dëshmoi fuqinë dhe atdhedashurinë.

Fitorja në Bërvenicë është një sihariq i madh, që duhet t’i prijë një pune po aq të rëndësishme që na pret të gjithëve, për rikthimin edhe të Kërçovës dhe fitores në Butel.

Urime nga zemra!”, ka shkruar Sela.

The post Sela: Fitorja në Bërvenicë një sihariq i madh, radhën e ka Buteli! appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti: Mbi 2 mijë shqiptarë pritet të kalojnë nga kontratat e përkohshme me vendime të përhershme pune, jo si BDI ti shantazhoj

10.11.2026

Qindra foshnja lindin para kohe në Shkup, mjekët në betejë të përditshme për jetën e tyre

09.11.2026

Mickoski pajtohet që Prokuroria të hapë hetim për “Alta Bankën”

09.11.2026

LSDM: Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar për “Alta Bankën” që nga dhjetori, qeveria është në panik

09.11.2026