Ja formacionet zyrtare të Kosovës dhe Izraelit
Përzgjedhësi i Kosovës ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Izraelit, përcjell albinfo.ch. Dardanët do ta nisin takimin me skemën 4-1-4-1, ku në portë do të jetë Shaipi, ndërsa në repartin defensiv Kamberi, HajrizI, Krasniqi...
Përzgjedhësi i Kosovës ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Izraelit, përcjell albinfo.ch.
Dardanët do ta nisin takimin me skemën 4-1-4-1, ku në portë do të jetë Shaipi, ndërsa në repartin defensiv Kamberi, HajrizI, Krasniqi dhe Gallapeni.
Në mesfushë do të luajnë Avdullahu, Zhegrova, Vojvoda, Hoxha dhe Rashica, ndërsa në sulm i vetëm do të jetë Vedat Muriqi.
Kosova synon fitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në këtë përballje të rëndësishme të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja e Kosovës është gati për përballjen me Izraelin, e cila zhvillohet sot në kuadër të xhiros së pestë të Grupit 3 të Ligës B të Kombeve.
Dardanët synojnë fitoren në garën për vendin e dytë në grup. Ndeshja zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Formacionet zyrtare tashmë janë publikuar, ndërsa Kosova synon që pikët e plota të mbeten në Prishtinë.
Austria kryeson grupin me tetë pikë, ndërsa Kosova dhe Republika e Irlandës kanë nga pesë pikë. Izraeli renditet në vendin e fundit me dy pikë.
Kosova – Izraeli
Kosovë: Shaipi, Kamberi, Hajrizi, Krasniqi; Gallapeni, Hoxha, Avdullahu, Vojvoda, Zhegrova, Rashica dhe Muriqi.
Izraeli: Da. Peretz, Dasa, Shlomo, Yehosha, Nachmias, Stoinov, Abada, Do.Peretz, Azoulay, Gloukh dhe Tociomit.
The post Ja formacionet zyrtare të Kosovës dhe Izraelit appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.