SHQIPERIA

Gjykata e Lartë cakton më 10 dhjetor seancën për Saimir Tahirin, SPAK kërkon dënimin për trafik droge

Kosova.Today ·

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Tahiri kërkon pafajësi, ndërsa Prokuroria e Posaçme, në rekursin e saj, kërkon dënimin e tij për veprat penale të...

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Tahiri kërkon pafajësi, ndërsa Prokuroria e Posaçme, në rekursin e saj, kërkon dënimin e tij për veprat penale të trafikut të drogës dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.

Ish-ministri i Brendshëm është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit vetëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Ndërsa akuzat për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal nuk janë pranuar nga gjykatat e dy shkallëve.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Infeksionet po trajtohen me vështirësi, shkak rezidenca ndaj antibiotikëve

08.11.2026

“Fol me Kryeministrin”, Rama për platformën e re: Komunikojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, e hapur për këdo

08.11.2026

Inflacioni arrin në 3.4%, ushqimet dhe transporti shtrenjtojnë jetesën

09.11.2026

Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjobat e trafikut, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linqet e dyshimta

09.11.2026