JETA

Gjykata Zvicrane lejon krahasimin e barnave me recetë në media

Kosova.Today ·

Gjykata Federale e Zvicrës ka vendosur një vendim historik që lejon mediat të publikojnë krahasime të barnave me recetë, duke përfshirë efektet anësore, kostot dhe rekomandimet për përdorimin e tyre. Sipas vendimit, raportimi i pavarur për...

Gjykata Federale e Zvicrës ka vendosur një vendim historik që lejon mediat të publikojnë krahasime të barnave me recetë, duke përfshirë efektet anësore, kostot dhe rekomandimet për përdorimin e tyre.

Sipas vendimit, raportimi i pavarur për këto produkte shërben për informimin e pacientëve dhe nuk konsiderohet reklamim i barnave.

Rasti u zhvillua pas një artikulli të publikuar në vitin 2021 nga revista zvicerane e konsumatorëve Gesundheitstipp, e cila kishte krahasuar disa barna kundër sklerozës multiple. Në atë kohë, studimet për këto barna ishin të kufizuara.

Artikulli përmbante një tabelë krahasuese të efektëve anësor dhe kostove të barrave, duke ofruar edhe rekomandime për përdorimin e tyre. Autoriteti zviceran për kontrollin e barnave, Swissmedic, me mbështetjen e Gjykatës Administrative Federale, kishte kërkuar ndalimin e publikimit, duke argumentuar se materiali përbënte reklamim të palejuar dhe informacione të pasaktë.

Gjykata Federale, në vend të kësaj, vlerësoi se artikulli nuk përbënte reklamim. Ajo theksoi se revista ishte një burim i pavarur për konsumatorët dhe nuk kishte interes financiar në shitjen e barrave të përmendura. Arsyetimi i saj u bazua në faktin se materiali kishte për qëllim informimin e lexuesve për rreziqet, efektet anësore dhe kostet e terapive të ndryshme.

Gjykata theksoi se përmendja e emrave konkretë të barrave është pjesë e praktikës gazetareske dhe nuk e shndërron raportimin në reklamë. Përveç kësaj, artikulli përfshinte qëndrimet e ekspertëve dhe prodhuesve, duke ofruar një perspektivë të plotë.

Reagimet pas vendimit

René Schuhmacher, botuesi i revistës Gesundheitstipp, e cilësoi vendimin si një zhvillim me rëndësi të veçantë për publikun. Ai theksoi se kjo vendim do të lejonte mediat të informojnë më mirë publikun për përparësitë dhe mangësitë e barnave me recetë.

“Nëse Gjykata Federale do të mbështeste qëndrimin e Swissmedic, mediat do të kishin shumë më të vështirë të informonin pacientët,” thotë Schuhmacher. Ai nënvizoi se pacientët do të vareshin kryesisht nga informacionet e prodhuesve dhe personelit mjekësor.

Organizata Zvicerane e Pacientëve (SPO) gjithashtu ka mirëpritur vendimin. Susanne Gedamke, përfaqësuesja e saj, theksoi se pacientët kanë nevojë për informacione të pavarura mbi përfitimet dhe rreziqet e barnave. “Raportimi kritik është veçanërisht i rëndësishëm për sëmundjet komplekse, siç është skleroza multiple,” thotë ajo.

Gedamke nënvizoi se informacioni duhet të mbështetet gjithmonë në të dhëna shkencore dhe të jetë i balancuar. Vendimi i gjykatës konsiderohet i rëndësishëm për lirinë e raportimit mediatik dhe të drejtat e pacientëve për qasje në informacione të pavarura.

Kjo vendim do të ndikojë pozitivisht në qytetarët që do të informohen më mirë për efektet anësore dhe kostot e barnave, duke mos u kufizuar vetëm në informacionet e prodhuesve apo burimeve institucionale.

Me pak fjalë

Gjykata Federale e Zvicrës ka vendosur se mediat mund të publikojnë krahasime të barnave me recetë, duke përfshirë efektet anësore dhe kostot, pasi kjo konsiderohet informim i pacientëve dhe jo reklamim. Vendimi lejon mediat të informojnë publikun më mirë dhe pacientët të marrin vendime të informuara për trajtimin e tyre.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra përmirëson paralajmërimet për ortekë: 149 rajone me të dhëna më të sakta

22.11.2026

Tri marrëveshje në Bernë: Studentët shqiptarë në Zvicër do të fitojnë më shumë

23.11.2026

Romeo dhe Xhulieta në Shkup: Tragjedia klasike në skenën e Festivalit "Moisiu

22.11.2026

Zvicra arriti rekord historik në kujdes shëndetësor në shtëpi

23.11.2026