SHQIPERIA

Grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë

Kosova.Today ·

Një bankë e nivelit të dytë është grabitur me armë të hënën në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit. Ende nuk ka informacione të qarta lidhur me ngjarjen. Sipas informacioneve paraprake, autori ka qenë i maskuar, ka hyrë...

Një bankë e nivelit të dytë është grabitur me armë të hënën në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit. Ende nuk ka informacione të qarta lidhur me ngjarjen.

Sipas informacioneve paraprake, autori ka qenë i maskuar, ka hyrë brenda ambienteve të bankës dhe nën kërcënimin e armës, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me shumën e parave të grabitura.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

The post Grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjobat e trafikut, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linqet e dyshimta

09.11.2026

E zuri poshtë muri i një banese, humb jetën 70-vjeçari në Lezhë

08.11.2026

Rama takohet me Macronin në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes (VIDEO)

09.11.2026

Masakra në Poloni, shqiptari nga Krakov ndan detajet: Autori i veshur me antiplumb dhe veshje ushtarake

08.11.2026