KOSOVA

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Kosova.Today ·

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën e Listës Studentore. Haradinaj, ka thënë se vizitat e politikanëve nga Serbia, duhet të monitorohen, dhe se nëse gjatë tyre ka shkelje, atëherë...

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën e Listës Studentore.

Haradinaj, ka thënë se vizitat e politikanëve nga Serbia, duhet të monitorohen, dhe se nëse gjatë tyre ka shkelje, atëherë, duhet të zbatohet ligji i Kosovës, përcjell Gazeta Express.

‘’Vizita e politikanëve nga Serbia në Kosovë, duhet të trajtohet me protokoll vizitave dhe dhënia e lejeve duhet të bëhet me kritere të qarta. Vizitat duhet të monitorohen, në rast se gjatë këtyre vizitave ndodh shkelje ose cenim i rendit kushtetues, apo dërgohen porosi për qarqe të urrejtjes kundër rendit kushtetues, duhet të zbatohet ligji i Kosovës.

‘Dola në këtë foltore se herën tjetër do të kërkojmë përgjegjësi nga kushdo që ka bë lëshime dhe nga kushdo cilado instancë që s’e ka kry punën e vet në rast të këtyre vizitave, do të adresojmë të kjo adresë. Ju lutem, mos lejoni me na u përsërit kjo një herë tjetër’’, ka thënë Haradinaj.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Hykmete Bajrami e quan “turiste politike” e “pa dinjitet” Vjosa Osmanin: Mos gënjeni, më 2020 kishim financuar pagat e punëtorëve

11.11.2026

Arrestohet një zyrtar i Komunës së Prishtinës, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

12.11.2026

Pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë? “Nuk e kam më atë ndjenjë”, Ganimete Musliu rrëfen për herë të parë jetën e saj në rrugën romantike (VIDEO)

12.11.2026

Egjipti e shpall terr’oriste një organizatë në Kosovë

11.11.2026