KOSOVA

IPK nis hetimet për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt nga Policia e Kosovës

Kosova.Today ·

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën se si Policia e Kosovës i ka trajtuar rastet e raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj. Në një përgjigje për Radio Dukagjinin, IPK-ja ka konfirmuar...

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën se si Policia e Kosovës i ka trajtuar rastet e raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj.

Në një përgjigje për Radio Dukagjinin, IPK-ja ka konfirmuar se veprimet po ndërmerren me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit, me qëllim të verifikimit të plotë të veprimeve dhe procedurave të ndjekura nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të raportimeve të saj.

Sipas IPK-së, në kuadër të hetimeve do të shqyrtohen edhe shqetësimet e ngritura në media lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë përgjegjës, përfshirë komunikimin me viktimën, kohën e reagimit dhe trajtimin e secilit raportim që ndërlidhet me rastin.

Qëllimi i hetimeve është vlerësimi i ligjshmërisë së veprimeve policore dhe përputhshmërisë së tyre me procedurat dhe detyrimet ligjore, si dhe identifikimi i përgjegjësive të mundshme individuale dhe institucionale.

IPK-ja ka bërë të ditur se, në koordinim me institucionet kompetente të drejtësisë, synon të sigurojë trajtim profesional, të paanshëm dhe gjithëpërfshirës të çështjes, në përputhje me mandatin ligjor dhe duke respektuar integritetin e procesit hetimor


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

‘‘A mund t’ia dalësh në Kosovë me pagën minimale’’, nga përllogaritja e shpejt del: Paga 455 euro, shpenzimet 565 euro

08.11.2026

Kurti shkruan për takimet në Paris, para nisjes së Forumit të Paqes: Me miq dhe përkrahës të Kosovës

09.11.2026

Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët

09.11.2026

Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Nesër dilni në votime, vendosni për të ardhmen tuaj!

07.11.2026