Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë te Trauma
Një tjetër aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Durrës. Mësohet se rreth orës 21:00, një automjet tip “Ford” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga korsia duke u përplasur me dy mjete të tjera të parkuara në anë...
Një tjetër aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Durrës. Mësohet se rreth orës 21:00, një automjet tip “Ford” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga korsia duke u përplasur me dy mjete të tjera të parkuara në anë të rrugës në Spitallë.
Si pasojë e përplasjes, shoferi mbeti i bllokuar brenda kabinës së dëmtuar. Pas aksidentit ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës dhe më pas i plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.
Fatkeqësisht ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia nga ana tjetër po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuariThe post Humbi kontrollin dhe u përplas me 2 makina në Durrës, shoferi mbeti i bllokuar në mjet! Në gjendje të rëndë te Trauma appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.