SHENDETI

IKShPK apelon për kujdes nga malaria: Mbrohuni nga pickimet e mushkonjave

Kosova.Today ·

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për kujdes ndaj malaries, veçanërisht për qytetarët që udhëtojnë në zona ku ekziston rreziku nga kjo sëmundje.  IKShPK-ja iu ka bërë apel qytetarëve që të informohen...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për kujdes ndaj malaries, veçanërisht për qytetarët që udhëtojnë në zona ku ekziston rreziku nga kjo sëmundje.

 IKShPK-ja iu ka bërë apel qytetarëve që të informohen paraprakisht për rrezikun para udhëtimit dhe të marrin masa për t’u mbrojtur nga pickimet e mushkonjave.

Instituti këshillon që personat që kanë qëndruar në zona me rrezik për malarie të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore nëse pas kthimit shfaqin simptoma si temperaturë, dhimbje koke, lodhje dhe dobësi, të përziera apo vjellje, transmeton Klankosova.tv

IKShPK thekson rëndësinë e informimit, parandalimit dhe reagimit me kohë për një shëndet më të sigurt.


Burimi i lajmit: klankosova.tv
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?

08.11.2026

Temperaturat e larta: frutat që duhen konsumuar gjatë ditëve të nxehta

02.08.2026

84-vjeçares i bëhet varrë në fund të shpinës pas operimit, familja kërkon llogari nga QKUK (VIDEO)

12.08.2026

Sëmundjet që përkeqësohen gjatë ditëve të nxehta – Rreziku i vrapës për shëndetin

03.07.2026