JETA

Inflacioni në Zvicër rritet në 1.5%, niveli më i lartë që nga dhjetori i vitit 2023

Kosova.Today ·

Inflacioni në Zvicër ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajit tetor 2026, duke arritur në 1.5%, krahasuar me 1% sa ishte në shtator. Kjo është norma më e lartë e inflacionit e regjistruar në vend që nga dhjetori i vitit 2023. Sipas të...

Inflacioni në Zvicër ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajit tetor 2026, duke arritur në 1.5%, krahasuar me 1% sa ishte në shtator. Kjo është norma më e lartë e inflacionit e regjistruar në vend që nga dhjetori i vitit 2023.

Sipas të dhënave të publikuara të martën nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), rritja e çmimeve ka tejkaluar pritshmëritë e ekonomistëve, të cilët kishin parashikuar një inflacion ndërmjet 1.1% dhe 1.4%.

Një ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë rritje është shtrenjtimi i produkteve të naftës. Gjatë tetorit, çmimet e këtyre produkteve ishin rreth 40% më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Veçanërisht janë rritur çmimet e naftës për ngrohje, benzinës dhe dizelit, duke ndikuar drejtpërdrejt në indeksin e çmimeve të konsumit, transmeton albinfo.ch.

Në krahasim me shtatorin, çmimet e konsumit u rritën me 0.2%, ndërsa indeksi kombëtar arriti në 101.7 pikë. Ndërkohë, inflacioni bazë, i cili përjashton energjinë, karburantet dhe produktet e freskëta e sezonale, mbeti i pandryshuar në 0.5%.

Pavarësisht kësaj rritjeje, inflacioni në Zvicër vazhdon të mbetet brenda kufijve të stabilitetit të çmimeve të përcaktuar nga Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB), e cila konsideron një normë ndërmjet 0% dhe 2% si të pranueshme.

Në fillim të vitit 2026, inflacioni në Zvicër ishte afër zeros, ndërsa mesatarja vjetore për vitin 2025 kishte qenë vetëm 0.2%.

The post Inflacioni në Zvicër rritet në 1.5%, niveli më i lartë që nga dhjetori i vitit 2023 appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Paraqiten tumore te fëmijët pas trajtimit me injeksionin zviceran milion frangësh

07.11.2026

Thomas Aeschi konfirmon kandidaturën për Këshillin Federal

08.11.2026

VIDEO/Mërgimtari rrëfen pritjen prej 8 orësh në kufi: Na nxorën nga autobusi, policia po kontrollon gjithçka

08.11.2026

“Uberizimi” i kriminalitetit: Të rinjtë rekrutohen përmes rrjeteve sociale për vjedhje dhe mashtrime

09.11.2026