JETA

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti

Kosova.Today ·

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Prishtinës dhe në një tjetër në komunën e Vitisë. “Vendimet për ndalimin e punimeve janë marrë pas konstatimit...

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Prishtinës dhe në një tjetër në komunën e Vitisë.

“Vendimet për ndalimin e punimeve janë marrë pas konstatimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP)”, thuhet në njoftim.

Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Protesta kundër vrasjes së grave, nisin të mblidhen qytetarët

07.11.2026

Imami Bashkim Aliu jep dorëheqje pas zbulimit të deklaratave homofobike

10.11.2026

Zvicër: Aargau voton për uljen e tatimeve, debat për përfitimet dhe pasojat financiare

10.11.2026

SHBA nis hetimet ndaj ilaçit të kompanisë zvicerane Novartis për rrezikun e kancerit

09.11.2026